Çaste poetike me poeten;Drita FEJZA
RESTORANT PUTHJESH
———————————————
Kam hapur një restorant puthjesh,
për të pritur trokitjet e tua,
por ti nuk po shfaqesh as sot,
siç ndodhi edhe herën e kaluar.
Ky vend, i krijuar enkas për ty,
në zemër dhe me kujdes,
por tani, kur dikush tjetër trokiti,
ti erdhe i paftuar dhe me vonesë.
S’ka mbetur ndonjë pjatë puthjesh
për t’u servuar.
Është mbyllur restoranti i zemrës për ty,
jemi në pushime dhe kërkojmë qetësi
© Drita Fejza
/www.QendraPress.com/