Çaste poetike me poeten:Drita Kosumi SYLA
NDERIM PËR NIPIN
( Në shenjë respekti nipit
Fadil Visoka )
——————————-
Në krahët e dajëve, u ndie
si në prehrin prindëror
Si fëmijë i vogël engjëllor.
Në pushime kur vjen
Te dajat kohën e kalon
Fadili nga kurbeti
Familjarët nuk i harron.
Me dajat Rexhepin e Shabanin
Me tregime e aventura
I ndanin momentet e paharruara.
Lidhja e nipit me dajat
Është e thellë
Si një pemë e madhe
që fruton çdo pranverë
Fadili është çdo herë
Pranë dajave e familjarëve
Me përkushtim e mirësi
Siç ishin prindërit e tij.
Faleminderit nip
Mirënjohja e Respekti
Për ty vlen vit për vit.
/www.QendraPress.com/