Çaste poetike me poeten:Elida Broshka
Një ditë të trishtë
————————
dikur, vite me pare,
qava nate e dite…
me zemren e vrare!
Ti nderrove jeten
re ne gjume thelle,
ky ishte realiteti
sapo pate mbjelle!
Dridhje trupi mora,
ne moment te zise,
trishtime provova,
n’moshe te femijerise!
Mbylle syte e buze,
ne te keqen kohe,
trupi t’u be muze,
vite nuk te shohe!
Krejt aty ndryshova,
doja te me degjoje,
therrita, provova…
Moter me, s’jetoje!
Shpirti sec’ m’u ndez,
kur te preka, akull…
jam nje faqezeze…
c’fat paskemi patur?!
Zhurme, ulerima…
edhe pse ishte dite
shume psheretima,
kur moter dhe shpirt!
Njerez me te zeza,
erdhen te nderonin,
Ohh nena e mjera!
Vec’ ate veshtronin!
Motrat qe ti rrite…
s’dinin te vajtonin,
ishin vec’ femije…
mbi ty dritheronin!
Mendja ku nuk rrinte,
pyesnim kush te vrau?!
me mellef kerkonim,
dhe qielli moter te qau!
Akoma shkruaj dhimbjen,
si ta harroj ate mengjes!?
kur buza, trupi me dridhej,
te perqafoj moter, pres!
Eli Bro