Çaste poetike me poeten:Elida BROSHKA

Ëndërr….

——————–

Ishe aty pranë sonte, me përkëdhele duart,

 fytyrën time te bute te lëmuar,

Unë ta ktheva ne te njëjtën mënyre,

qesha, derdha lot bërtita si e tërbuar!

Oh, sa pasion i forte, i gjalle përsëri,

u ndez midis nesh, ne vete pëshpërita, thashë,

I vetmi person qe ne mendje me rri,

pse jo veç’ te qeshesh, dhe jo te qashe!?

Pyetje qe vjen ç’do çast vërdallë te ne,

te dy atë ndienje, pasion, vazhduam,

As fola, kur m’u afrove, shtanga, as zë,

oh kjo dashuri e pastër qe përjetuam!