Çaste poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Do të doja të shkruaj
———————————
Do të doja të shkruaj…
po… te shkruaj…
Lotë gëzimi,
Grimca kujtese,
induksione lumturie,
Sepse,
Sepse s’ndihem e persosur
E kush është sot i persosur?
Të ngrejë dorën (-lart-) e të më thotë
Mund të shkruaj në dysheme,
Në halle, probleme, trillime e kujtime
Me një kalem të trullosur,
Nëpër faqe çakallosur
Me një fytyrë të plagjiaturës
I hedh hapat siper urës
Me doreza e nallane
Kërcen zemra nëpër valle
Si një nuse legjendare.
E kap jetën për fyt,
Unë nuk jetoj me kujtesën që të mbyt.
Çmenduria gëzon,
Dritë të ndritshme afron
Unë jetoj çdo moment!
Unë jetoj mes rreshtave,
Une jetoj mes vreshtave
E lumturuar siç di vetë!
Pena ime është e vërtetë
Pena ime can një det
dhe me zë të fortë thërret
“Poezia është jetë!”
Alda
/www.QendraPress.com/