Çaste poetike me poeten;Fatbardha Xhani MYSLIMAJ
PA ZHURMË
——————————–
Ishte pranverë,
Thashë me vete e ngazëllyer,
Shih sa bukur bien petalet…
U bë verë
Sërish thashë me vete gjithë gëzim:
Ua, sa bukur bien frutat!
Pastaj erdhi vjeshta,
E unë e skuqur si gjethe, fola:
Ah, sa bukur bien gjethet!
Në fund erdhi dimri,
Duke u dridhur belbëzova:
Oh, sa bukur bie bora…
Njësoj lehtazi, butë, në heshtje
Dua të bie një ditë te bukur,
Edhe unë!
/www.QendraPress.com/