Çaste poetike me poeten;Fitore Haklaj
BOTA IME
—————
Plotë ngjyra
bota ime e madhe
Më sy kur të shikoj
Si retë e bardha
në qiellin e kaltër
Shpirti im në ty pushon
Në muzgun e skuqur
Unë u dashurova në ty
Bota ime e bukur
Të dua edhe në vetmi
Hëna më shndërrit shtratin
Edhe në ëndërr të rikujtoj
Rrezet e diellit të hershëm
Më ngrohin çdo herë
edhe më shumë
Lulet në atë fushë të gjërë
Më mbushin plotë frymëzim
Të shkruaj për botën time
Çdo ditë deri në perëndim
Ju male që sillëni rreth meje
Më kujdes më ruani në freski
Kur flas më juve për mua
Botë të bukur s’dua të ndryshoj
kurrë ty
Lumenjët më atë bubullimë
Thurrin vargje melodike
Do vij për ditë afër juve
Botës sime t’i dhuroj muzikë.