Çaste poetike me poeten:Fitore Haklaj

FLAKË

——————

Zjarrë në trup

Më lejo të marr frymë

E djege edhe flokun e fundit

Shpirt duro deri në agim

Buzët m`i thanë etjet

Dorë pse nuk levizë

Edhe pse i thua mos

Ashtin e shpove përtej

Zjarrit

Të ndjeva deri në palcin e fundit

Flakë e tym nëpër damarët e gjakut

Edhe sa largohesh nga unë

Trupi nuk mund të duroj më

Rreze dielli hyni në dhomën time

Ledhatoni fytyrën më ngadalë

Zgjohu më thuaj më zë të ëmbël

Mbaroj në ty edhe kjo.

09.08.22

F.H