Çaste poetike me poeten;Hasa MIRJETA

Kjo natë.

—————————

Oh kjo natë e mallkuar

ky dhjetor si i hekurt edhe

yjet ma përdhunojnë

shpirtin sa zërin ma mekin

këto mure shkretuar vjellin

veç vrer si Poseidoni që

mbjell vdekjen nën çati

të tretur,nanë eh bre babë

ku je,ju kerkoj në errësirë

për ju malli mbetet i patretur

po ju mos më kërkoni në

ëndrra ,më prisni ,unë di të

pres edhe nëse jam duke

vdekur ,tani,tani dhe pak

po vjen agu,dua te fle ,ja

u zbardh ylli i mengjesit,tani

po bëhem pikturë si,si,

Monalizë e heshtur,e ju

merimanga të nëmura

tirrni e thurni portretin e

etërve të mi si Penelopa

në brigjet e Egjeut.

/www.QendraPress.com/