Çaste poetike me poeten:Jonida Sheholli

LUTJET E SYRIT TË RRASKAPITUR

—————————————-

Mbrëmë u kacafyta me syrin tim

Se urdhra më shtronte me revoltë

S’i vura veshin, u thellova në lexim

Përvjelur mëngët, doja ajër të ftohtë

Në parmak të dritares, botën e shikova

Mushkëritë nxorën frymën me dah

Në gjethin e pemës ca vargje i shkrova

Në një flatër zogu, novelën vura në pah

Saherë lexoj, syri më bënë paralajmërim

Do të pëlcas damari, ke ti një çikë tru?

Bën sikur s’dëgjon, më vëren me injorim

Të ka ikur mendja larg, kush e di, se ku

E luta e përulur të më kuptonte, më kot

Me dije ia bëra, s’rri dot pa lexim

Ma ktheu: Jam shterur, nuk kam më as lot

Pa më dëgjo fjalën, se të qeras me dënim

Filloi të përgjërohej, pak pushim donte i gjori

Lutej të mos ketë më net, kur gjumi binte në tavolinë

Kur në laps a në libra, natën, zgjuar e përcolli

Mpirë në kllapi, priste rrezet palë mbi vitrinë

Të bëj gjumë me javë e me muaj, për të pushuar

Dhe të qëndroj larg e më

larg mundimit

Tash e sa kohë, kapakët më janë sheshuar

Kapilarëve rrinë hallet, vënë tisin kthjellimit

Në lutje e qortime, syri im do protestoj

Do çirret, pa ndalë, zemëruar e lemeritur

Dhe urdhrin e dhënë kërkon t’ia zbatoj

Hej, jam syri yt i rraskapitur!…

E diel, 10 prill 2022