Çaste poetike me poeten;Katerina BARBIERI
Emigranti
———————————
Ika,o vendi im ,ika,
me kujtime plot ne gji,
ika e vrare dhe e brengosur,
por një dite, un prapë do te vij
Ika ,vendi im I dashur,
lashë nga pas femijerine,
lashë, një pjese te zemrës time,
lashë qytetin dhe shtëpinë
U mundova te mbaj lotët,
por ato shkonin rreke,
se lumi jo,s’ndalon valën,
për te shtrenjtin tone atdhe
Shikoj udhët me kujdes,
i kujtoj me nostalgji,
nga avioni te përshëndes,
Mirupafshim ” Nene Shqipëri “!
———————————–
Shtatori
————–
Sa te dua vjeshta ime,
ëndrra zjarr mi mbushte parqet,
qielli derdhte turbullime,
shtigjesh hëna ,ndukte faqet
Ikën koha, shkrihet jeta,
moti fiket e ndizet si zjarri
ëndrra vyshket porsi gjethja,
shtigjesh ,udhësh ,tretet malli
Toka dremit nen jorgan te arte,
moti I gjithë mjegulluar,
vjeshta dorën zgjat nga lart,
ne krife te saj ,ëndrra rri zgjuar
Ikën zogjtë larg e mërguar,
dhe foleja mbeti bosh,
kur te vije pranvere e uruar,
bleron natyra ne çdo qosh!
/www.QendraPress.com/