Çaste poetike me poeten;Katiola KAROLI

Ende më shpirt…!!Gëzuar ditën e poezisë!

———————————————————-

Unë e di qe nuk me lexon me

Dhe unë do e rilexoj poezinë

E lexoj edhe njëherë për ty .

Kështu më duket sikur jemi tē dy.

Unë e di ti nuk me ndjen më.

Dhe unë qe s’i ndal dot mendimet për ty.

Unë ende dashuroj me shpirt.

Dhe shpirti është infinit ka vend për dy.

Unë e di qe ti nuk me lexon

Por ndoshta një nesër ..

Kur pranë oxhakut tē ulesh

Do me lexosh e do gjesh zemrën e thyer.

Ndoshta turbull do me kujtosh

Kur qeshnim e komentonim tē dy.

Si ne ëndërr do sjellësh ndërmend.

Nje buzëqeshje,dy buzë dy sy.

Unë serish do te shkruaj .

Derisa boja e shpirtit te ndaloje.

E dënuar jam nga perëndia

Në nje bote meskine me shpirt tē dashuroj.

/www.QendraPress.com/