Çaste poetike me poeten:Kimete Durmishi
SOT
—————–
Vargun tim po e shtrij me mendimet më të bukura per ty
Mendimet më dërgojnë te dashuria pa hile
Tek ajo dashuri
ku zemra ime vetëm pranë teje flenë e qetë
Strukem në krahërorin tënd e mbrojtur prej çdo stuhie
Në strokullën time të rrethekuar ndër vite me kujtime
As dje, as sot e as nesër
Askush nuk mundet ta gjejë portën e hapur
Aty, ku shtrij mendimet me mall
Dhe unë vetëm ty të pres
/www.QendraPress.com/