Çaste poetike me poeten;Kimete Durmishi

0

YJET NË IKJE

——————————

Të gjithë yjet

kishin fikur dritat

Për tu mbrojtur

nga virusi në heshtje

Nata mbeti në terr e frikësuar

Duke e lutur hënën ta trimëronte

Me të gjithë

bukurinë e sajë

U çfaq hëna

para territ e krenuar

Mua nuk më mposht askush

Frikën nuk e njof

e ajo nuk mundet

të më zvogëlojë mua

Yjet e strukur nga frika

janë në ikje

Nëse nuk burrërohën

do të vdesin nga terri yt

08.09.2021

K.D.

Jetë a lojë

Aktorë të fortë jemi pa skenar

Jetojmë në një lojë

Me imagjinatë të izoluar

Me rregulla të prera

Përtej asaj që shofim

Më thellë mendja nuk depërton

Ato që i trashëguam në këtë botë

Nuk ia gjetëm fillin e as mbarimin

Vazhdojmë rrugëtimin pa i kuptuar

Nuk arrijmë asgjë të ndryshojmë

Loja ende vazhdonë në këtë jetë

Të pëlqeu ose jo ky mister

Duhët të përshtatësh si në ëndërr

Toka e cila na mban edhe na përtyp

Ushqehët ende me eshtrat e tona

Formul e pa zbuluar në hapësirë

Askush nuk ia gjeti dot fijen

15.07.2021

K.D.

Zürich

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *