Çaste poetike me poeten;Kimete Durmishi
VITI 2020
—————-
Sa afër ishim
me njëri-tjetrin
Pse nuk shiheshim
asnjëherë
Duart i hekurosnim
në heshtje
për të mos shtërnguar
më askënd
Toka u shpartallua
me ajrin
Horizontit
iu shpall luftë
Njeriu frikësohej
nga vetja e tij
Ikte me vrap
nga fantazma njeri
Me gojë të mbyllur
në maskim
nuk dinin
nga kush goja iu keqësua
Mbyllnin dyert
të frikësuar
pa kthyer fare
kokën mbrapa
Dritaret u bënë
shoqërimi i tyre
Duke soditur
në heshtje
Si lëngonte bota
pa u dridhur
Të pasurit
u pasuruan
Duke vëzhguar
të varfëritë
u varfëruan
Mbetën në shpresë
Vit i paparashikuar
Le të mbetet legjendë.
18.10.2020
Kimete Durmishi