Çaste poetike me poeten:Korça Bibjana

Deti dhe unë

———————–

I qetë deti sot ..

Mbështjellur në vellon blu ,

më bën shoqeri..

Me sy e piva të tërin ..

Shova etjen e ëndrrave për ty

Kode të përziera ,

mes valësh bregut hodhi..

Bashkë me rrezen e parë

ngrohu timen dëshirë

Valsin e lumturisë ja përcolli valëve,

bashkë me to, timin ëndërrim.

Krah valësh mblodhi

dëshirën time,

lirië time mori në përqafim .

Frymarrjen e ëndrrës

në shkumëbardhë e mbolli,

me dritë delli pikturoj portretin e tij

Portret dëshire e pafund..

Në lëkurën time të ëndërrt bëre fole..

Kthyer në lum të furishëm

ndër dejet e mia..

duke vaditur ngrohtësisht lule dëshirat…