Çaste poetike me poeten:Kumrie Avdyl  Shala 

EJA BJERI NOT DETIT

———————————

Sodis valët e detit,

e mendja më rri tek ti,

Rrezet ma përcëllojnë lëkurën e njomë e të butë,

ndërsa e mendja,

ah, ajo prap rri tek ti!

Sa do të doja të ishe edhe ti!

Të futemi në det së bashku atje gjerë në thellësi

Epo, ti afër meje nuk je, gjersa valët po ledhatojnë trupin tim,

të përcëlluar nga rrezet e diellit të muajit gusht.

Dikur këto valë, i shijonim unë e ti.

Perëndimi i diellit është i zbehtë pa ty.

Era po shpupurisë flokun tim, ashtu si perinat,

sytë po shikojnë largë të trishtuar.

E di se nuk më dëgjon,

por të lutem, bjeri not detit dhe eja tek unë.

Këtu po të pres rrëzë pishës se bardhë,

nën tingujt e valëve të detit, që ledhatohen me njëra tjetrën furishëm.

Ato, mua sikur më provokojnë kur i shikoj,

sa fort që duhen e si lidhen nyje nyje, qe sa dielli dot si ndanë.

O ju valët e detit, sa lakmi ju kam,

Po ti, pse pret kalo këtej t’mallkuar det,

Eja, eja në perqafimin tim .

Ti , ti i përmallshmi im.

K.A.Sh.dt.16.8.2022