Çaste poetike me poeten;Kumrie Avdyl SHALA

DRITARE E PLUHUROSUR

———————————

Sot u mallëngjeva fortë

 kur pash dritarën tënde të mbyllur.

Mëngjeseve të hershme shihja të hapur

duke e ajrosur dhomën tënde.

Dëgjoje dallëndyshet tek cicërronin,

dilje me vrap ti shiqoje nga gezimi

dhe «erdhën shtegëtarët», -thoje.

Strofullën ua kishe ruajtur me kujdes aty,

 pranë dritares sate.

E sot, më erdhi të qaj,

lotët më rrodhën faqeve k

ur pash të pluhurosur xhamat e dhomës sate.

Nuk do dëshiroja më të kaloj atypari

e ta rikujtoja nostalgjinë e kahmotshme.

Mu në atë rrugë loznim, qeshnin e qanim,

mbi atë mur, tani me rrethoja, pushonim,

 E qeshura jonë ushtonte saqë,

edhe fqinjtë me ironi na shiqonin.

Sa më kishte marë malli ta shija atë dritare,

 por jo kështu të pluhurosur si tani.

/www.QendraPress.com/