Çaste poetike me poeten:Landa MOLISHTI
KOHË E SHKUAR KU JE?!
—————————————————-
Kohë e shkuar, që s’harrohet.
Ditët dhe netët, shtojnë mallin,
Të RËNDUARA, fort më mundojnë shpirtin,
Të vetmin Yll, e shoh në qiell.
Ky Yll në lartësi, për mua ndriçon?!
Dëgjoj ofshamën e gjetheve? !…
Mbaj vesh, qenka zhurma e këpucëve
të mia!
Stepem e heshtur, vetmuar…
Nga, trishtimi, harrova, sa vite kaluan?!
Ndoshta, një shekull, o më shumë! …
Oh! Shpesh i ëndërroj vitet e rinisë! …
Zemërohem, jo, jo, pas s’ kthehen dot.
Zhvesh e hedh mendime…
Me të ëmblat rinore-kujtime.
02/10/2022