Çaste poetike me poeten;Lavdije Karrametaj ZALLI 

O ATI JEM

—————————–

At,

O at, sa her t’thrras,

E ti nuk m’nigjon,

Se tash zani m’asht ndalue,

E forca asht t’u m’lshue.

At,

O at, ku je ati jem?

Po kam mall me t’pa edhe nji her,

E at za bese e trimnie me ta nigjue,

Nen hijen tande edhe nji her,

Krenare me u ndie, n’qetsi me pushue.

At,

O at i dheut tem,

Rrajt e mija jan t’shperndame,

Nder malet e nalta që prekin qiellin,

Nder fusha ku mbolla t’qeshunat e mija,

Rrajt e mija janë në lotin,

Që Drinit ja kam lan amanet.

At,

O at, bija jote po t’thrret,

Edhe nji her k’ta sy po duen me shique, shqiponjën ton dy krenare,

Mbi male t’u fluturue,

T’a shoh t’lir edhe nji her ,

Mbi t’bekuemin atin e dheut tem!