Çaste poetike me poeten:Liljana NDONI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/476932135_10212304297958887_3627510143062311367_n.jpg)
Thyerja e errësirës
————————————
Ëndrrave zgjohem me zhurma shqetësimesh,
Si kristali i thyer në qindra copa iluzionesh,
Sa zhurmë që bëjnë e pa siguritë kur bien,
Në detin e heshtur dhe të qetë i lë të pasohen,
Në rrokjet e fjalëve egoiste që dhëmbin shpirtin,
Dhimbja e heshtur përtyp fjalët dhe zemra fryhet e shton ritmin.
Në horizontin e frikës e shohë e kaloj përtej zemërimit,
Era e mbushur me shpifjet e jetës i shpejton largimit.
Drita e hyrë thyen renë e urrejtjes si ylber me harqe,
Në xhepat e zemrës mbahen ende perlat e dashurisë për paqe.
Me dhimbjen bëj paqe duke parë përtej horizontin,
Në mendime lutesh në shpirtin e bardhë thërret Zotin.
/QendraPress.com/