Çaste poetike me poeten;Linda AGOLLI
ÇAST MAGJIK NË MESNATË
——————————————
Ky pra, është çasti magjik.
Prej sysh derdhen lumenjtë e Atdheut
E ndër buzë mbijnë vise malli
Të jem aty, Atdheu im!
Por nuk jam.
Dhe çasti kalon,
Në dejet e mia gurgullon me të tjerë
Kalçifikohet dhe aty
Bëhet mur. I lartë!
Njeriu, ç”fuqi
E panjohur prej gjaku e mishi
Që muret shemb. Pastaj
Ashtu si diamantet
Copat e çastit mbledh, i bën bashkë
Lëkurës dhe qënies ia vesh.
Kate të lartë përjetimesh ngre.
Ky pra, është çasti i çasteve
Kur sytë mbledhin gjithë ç’rrjedh
Dhe dejet bymehen nga prurjet
E zemrës, dhe drejt saj
O dashuri, Atdhe!
Linda Agolli@
/www.QendraPress.com/