Çaste poetike me poeten;Lubi H. TOTA

Jeta ime qesh dhe qaj!

—————————————-

Jeta ime qesh e qaj,

Kështu ka qën edhe do të jet,

S’di sa her jam mbush me vaj

Mijëra her kam buzëqesh,..

I premtova fëmijërisë

Do të loz, të bredh çdo ditë,

Sa u zbehën ditët e mija ,

Kur fillova duke u rrit,

Vajzërinë e desha fort,

Si një lule e buzëqeshur,

Që të themi të vërtetën,

Isha shumë e përkëdhelur,

Asnjë ditë nuk qe njësoj,

Sa kam qesh, dhe lot kam derdhur

Shumë kalova ditë të errëta .

Jetës prapë i kam buzëqeshur .

Kishte shpesh furtunë e lot,

Shumë përcolla vite e vite

Po kam pasur gëzime plot,

Kjo jetë qenka ulje e ngritje..

Përsëri si buqetë me lule,

E mbështjell jetën çdo ditë,

Me lot i përcjella hallet

Buzëqeshjen e ruaj në shpirt

S’do të ndalem asnjëherë.

Çdo varg timin do e kthej këngë.

Me buzëqeshje përcjell çdo lot.

Qajë e qesh qenka kjo jetë.

SULBIE .H. SHEHu

/www.QendraPress.com/