Familja ime

(Dedikim familjarëve të mi që janë në foto)

——————————————————–

Po e filloj nga ty babai im

Për kush nuk të njeh mund ta trembësh pak me atë qëndrim

Por unë e di që qëndrimin e ke natyrë

Përndryshe je shumë shakagji e shpirtmirë.

E ti moj nëna ime

E ke një aftësi tepër të rrallë

E njeh gjuhën e secilit nga ne

Je ti nanë e mirë që na mbanë bashkë e shuan çdo zjarr.

Motra ime fiziciente

E zoja e me plot talente

Ama ta them hapur

Një te ty nuk më pëlqen

Që në secilën gjë kërkon përpikëri e rend.

Vëllau im i dytë

Për gjithë njëjtë je i dashur

Krejt në rregull është me ty

Vetëm se të porositë motra

Punës ti vësh një kufi.

Vëllau im i vogël

Ti tash je bërë burrë

Po nuk kam vëlla çka bëj

Unë të dua ende sikur atëherë

Në sytë e motrës je i vogël përherë.

Brilanti hallës sa u rrit

Vërtetë halla të ka dritë

Si ke emrin ashtu je

I bukur i mençur përplot hare.

E ty Ardi zemra hallës

ty e din mirë si të them përherë

O Ardush o syrrush

Je i ëmbël sikur rrush.

Rion rrallë halla të ka parë

Po nga zemra kurrë s’tkam ndarë

Jam krenare shumë për ty

I falënderoj prind e tu

Që të edukuan familjen kurr mos me harru.

Doni më të kam Don

Je engjëll i pa fjalë

Djalë më të edukuar

Nuk gjen në Ferizaj.

E për të vlerësuar Vlerën unë halla jote

Duhet pak si gjatë të mendoj

Çkado që them fjalë të mira për ty

Dyshoj se nuk mjaftojnë.

Po Orgesi të kemi të veçantin e familjes

Te ty halla ka shumë pritshmëri

Idetë që nxjerrë ti nga mendja jote

Dyshoj se ke lind gjeni.

Ju dua pa kushtëzime

Jemi bashkë si në gëzime e hidhërime

Falënderoj babë e nanë

Për edukatën që na dhanë.

Lule Alidema

17.08.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *