Çaste poetike me poeten;Lule Alidema
Lulja kujtimit
——————————-
Sa shumë dhemb fjala lamtumirë,
është goditje e thellë në zemër
Dashuri e ndjerë
Mbetet smundje e pa emër.
Nuk doja t’ët zhgënjeja
Nuk doja t’ët mashtroja
Nuk e doja lotin tënd
Nuk e doja jetën të t’a shëmb.
Nuk di nëse ishe lulja e fatit
Nuk di nëse ishe lulja e mallit
Nuk di nëse ishe lulja e jetës…
Në mua mbete lulja e kujtimit, lulja e shpresës.
Sot, sikur atë ditë
Të kujtoj me lot në sy
Para çdo lule përulem
Sepse aty të shoh ty.
Lutem, secilin moment
Të kesh gjithmonë atë freski
Mos të ketë asnjë acar
Që mund të të venitë ty.
E unë, gjithmonë do të të dua
pa të shkaktuar dhembje!
Lule Alidema
22.10.21021