Çaste poetike me poeten:Marigona ZEKAJ

E pse më zbukuroni varrin

————————————

 Më duaj të gjallë pa lule e kurorë

Mos eja te varri të qash me lot

Mi duaj dëshirat sa s’kam vdekur

E vdekur mos me thuaj

Qe isha një grua e hekurt

Ato fjalët e ëmbla qe qan

Mbi varrin tim

Mi thuaj sa jam e gjallë

Shëroje shpirtin tim

Hajde te fluturojmë bashkë

Mbi re qiellin ta shikojmë

Ta dimë rendësin njëri tjetrit

 Bashkë të jetojmë

Mos kërko të ngritëm se kurrë të gjallë

s’me she as s’do të flas

 As lotët s’jam për ti fshirë

Jeto me mall e dhimbje do ta kesh me mirë