Çaste poetike me poeten:Mercedes GEGA

Kur zemra flet

———————-

Është një çast kur dhe unë

Çel si lulet

(Jo si ato që çelin në mëngjes)

Ka shumë gjëra që çelin bashkë me yjet

Histori me zemra dhe yje pa adresë.

Është pikërisht ai çast

Kur çdo lule kthehet në dëshirë

Për të qenë pranë teje.

E ulur pranë zemrës tënde,

Ndiej nën lëkurë

Vërshimin e ca lumenjve prej gjaku,

Sythe ëndrrash,

Rrugë të bardha qumështi.

Është ai çast

Kur gjithçka pret

Ndërsa unë vizatoj në muzg

Lule të kuqe dashurie.

/www.QendraPress.com/