Çaste poetike me poeten:Meri BO
Shpirt i pafund!
——————————-
Si m’u zvogëlove kështu, o det
dhe një oqean të tërë
kërkon të gëlltitësh ?!
Sikur bën një hap pas
për të marrë vrull
e oqeanin të përpish!
Jam notarja-sirenë
e më pëlqen të humbas e vetme
në pafundësinë tënde,
të ëndërroj përtej horizontit tënd
e të fundosem e të mbytem
që frymë të marr nga fryma jote.
Dikur
isha flluskë e parëndësishme
e u gëlltita lehtësisht nga vala jote e egër.
Sot, si u bëra kështu, e plotë
e ti hyre në mua
e unë – midis strehëzave
të shpirtit tënd
ku mësova të notoj!?
Qetësoi ujërat e më tërhiq lehtë,
në daç në breg,
në daç në thellësi,
pastaj më jep një shtytje të fortë
dhe me ngri lart.
Egërsohu në daç
e më zhduk me valën tënde të egër,
dërgomë Poseidonin e zemëruar
e goditmë në ballë për të më hapur një sy
e bëmë Polifem,
pasi të mitë m’i nxorre të dy!
Nuk kam frikë nga ty, Poseidon,
nuk të kërkoj ndihmë, as dua të pikëllohesh!
Do luftoj dhe,
nëse mbijetoj e ia vlej,
brenda humbellave të shpirtit tënd
do gjej lirinë!
/www.QendraPress.com/