Çaste poetike me poeten:Meri MEZINI

S’DI A FALET TRADHTIA

——————

Unë ta fala tradhtinë,

brenda teje, s’di u shua.

E pres mbrëmjen gjithë trishtim,

s’e di a je më me mua.

Kam frikë shtratin kur ti vjen,

kur bën dashuri me mua,

jo me tjetrën nëpër mend.

Ndoshta shtiresh thua të dua.

Të të gërmoj unë brenda teje,

të pyes ndoshta s’kam guxim,

më duket sikur tradhtia,

të dyve na la trishtim.

S’e di a falet tradhtia?

apo harrohet, këtë nuk di.

Ndoshta falja s’është zgjidhja,

të tortuon kjo tradhti.

Të mungon ndoshta guximi,

të vraposh atje ku do,

mos tëna mbysi trishtimi,

ik i dashur, sa je në kohë.

/www.QendraPress.com/