Çaste poetike me poeten:Mimoza ÇOBO
PO NUK DESHA VET,TI NUK MË PLAK DOT !
————————————————————–
Mos më thuaj ti moshë ,me zë të mekur;
se rrudhat moteve të rralla t’i kam bërë.
Ti nuk më pyete ,kur i pikturove heshtur ,
e unë,me ujë trëndafili,i fshiva një nga një.
Të kujtohet ç’më the një vit më parë?
Kur gjethet të bien prej flladit vjeshtak,
do filloj të vjeshtoj kaçurrelat në ballë
dhe së shpejti,pak nga pak do të plak…
Dhe erdhe sërish të vjeshtosh mbi flokë,
oh,sa u trishtove,se s’vjeshtove dot!
Zbrite nën qerpik,qëndise rrudhë të fortë,
për pak vjeshtë të artë ka lezet kjo moshë.
Por ti ke një të keqe, e s’ndërron zakon,
po rrudhose shpirtin,s’të ndal as i madhi Zot .
Dhe unë e di,ti do vjeshtosh e dimërosh ,
por,po nuk desha vet,ti nuk më plak dot !
©copyright reserved Mimoza Çobo
/www.QendraPress.com/