Çaste poetike me poeten:Mimoza Eliona Osmani

Shi .

——————————–

Shiu si të kishte “ngjyrë”

Si një korb në fluturim

Tek më lagu në fytyrë

Nxiu edhe shpirtin tim.

M’u mbyll në kafaz buzëqeshja

Buza dridhet si një fletë

Mbi kokë malli si qeleshja

Zemra qan, siç qajnë retë…

Çdo përplasje resh të zeza

Me vuvi një bubullimë…

Këmbët, s’venë dot në varreza

Por ja shkoi shpirti im.

Sot këtu po bien reshje

Mbytem detit mallëngjim.

Moza.