Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI

Ndoshta…

————————–

Sot një mike e shkëlqyer

Më tha je e fortë si shkëmbi

Por kjo jetë më është urryer

S’ja thashë se ma mbajti dhëmbi

Që të shkruaj s’më bën zemra

Më janë fikur bateritë

Se është e çuditshme femra

S’është njësojë si poezitë

Gjumi ka marrë arratinë

Shpirti i lënduar qan

S’ka më forcë të mbajë shtëpinë

Ndarja qenka uragan.

S’ di në se bukën e thyer

Mund t’a ngjisin perënditë

Si qelq kriset syri i shqyer

Teksa shihte tradhtitë …

Shans i dhashë atijë dhe lapsit

Si poete luaneshë

Do t’i them tutje kolapsit

Ndoshta përsëri do qeshë…

/www.QendraPress.com/