Çaste poetike me poeten;Mimoza GJETAJ

SE UNË…

—————————

Unë kurrë s’do mund të harroj

Sa e ëmbël ishte dashuria jonë…

Rrezet e agimit frymojnë frymën tënde

Së bashku me këngën e zogjve

që nga larg më thonë mirëmëngjesi…

Zgjas dorën të prek agimin

Hap veshët të dëgjoj melodinë e ëmbël

Që më dhuron ngrohtësi dhe shpresë

Se një ditë e bekuar do të jetë e jona…

Unë kurrë nuk do të harroj

Se ishte pranverë e blertë kur u njohëm

Stinë e shirave të shpirtit dhe të zemrës

Që ujitën lulet me ngjyrën e syve tanë…

Erdhe si zëri i ëmbël i bilbilit

Në zemër të më sjellësh pranverën

Që mund edhe largësinë midis nesh

Me dashurinë që mund të na bashkojë…

Sytë e mi u shndërruan në bardhësinë

E një romance ku shpirti do të vështrojë përherë

Ecjet tona shtegut të gjatë të shpresë me shi

Me dashurinë që s’na lë të harrohemi kurrë..

Fluturoj ëndrrave të mia netëve pa mbarim

Rruga e trëndafiltë e ndjenjave të shpirtit hapë dyert

E kullës ku zëri i ëmbël flet me fjalët e shpirtit.

Unë kurrë s’do të harroj

Ditën kur agimi zbardhi dritën fatlume

Në dritaren e zemrës që nisi të rrahë ndryshe

Njëjtë me ritmin e zemrës sate përtej rrugës…

Ditën kur drita e buzëqeshjeve tona

Si rreze dielli ndritën kufijtë e shpirtit

Në humnerën e harresës do të gremisë gabimet

Do të harroj shiun e lotëve që më kalb

Sepse ti je dhe mbetesh trëndafili i shpirtit tim…

Unë kurrë s’do të harroj

Se ti je dhe mbetesh dashuri e përjetshme

Dhe shpirt i lumturisë që do të na duhet

Për t’u ndjerë mbretër në fronin e jetës…

/www.QendraPress.com/