Çaste poetike me poeten;Mimoza Halili

NJË KAFE MYZEQARE DUA KAMARIER

—————————————————-

Një kafe myzeqare për merak dua,

kamarier

Mos u çudit bre,bëje të fortë të them,pa sheqer.

Të ëmbëlton zemrën si sherbeti përzier me mjaltë

Herë si musht gjiri,herë si ujë burimi i kristaltë.

Kur e pija nga dora e nënës në ballkon çelnin lulet

Galaksia mbi tryezë si mysafire me rrezet ulet.

Ndaj,të lutem,kujdes porosinë e sillmë kafenë me shkumë

Një rrufitje në buzë duket si syri i kaltër në lumë.

Oh,ka lezet e shije kur rrufit kafenë e nxehtë

Më ndjell aromën e luleve në fushën e blertë.

Ndërsa,vetmia këtu në Athinë nxiton hapat e ç’orientuar

Në rutinën e përditshme shfletoj kujtimet e përmalluar.

Çdo gllënkë kafeje ritmon gaz ,humor e harmoni

Njësoj si melodia e klarinës pentagram me simfoni.

E pi dhe kur muzgu zeshkan hedh vellon mbi qytet

Filxhani në fund m’u duk dialog i bukur sekret.

Përreth meje ndriçojnë neonet si gonxhe begonjë

Në çast servir kamarieri e flet,- urdhëroni

Zonjë!

Si thëllëza majë qershis vështroja kafenë e gëzuar

Fizarmonika e kraharorit nxirrte tinguj të mrekulluar.

Rrufis kafenë e nxehtë e shijoj bulzat me ajkë

Rruga drejt Atdheut përngjan si kopështi me zambak.

Habitet kamarieri kur ndiej drithërimën e valsit të saj

Malli në shpirt më përkëdhel si era në Maj.

Aspak,mos u çudit me porosinë time,kamarier

Ah,të tregoj se në Myzeqe ka vetëm pranverë!

Mimoza Halili

Botuar në librin

“ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS”!