Çaste poetike me poeten;Minire Rukovci HYSENI

Vargu im

—————————-

Ee, vendosa ta hedh lapsin

vargut tim ti jap fund

Sikur nuk shoh e nuk dëgjoj

ashtu vendosa të bëhem unë.

Letër e laps kurseva

nuk hyra as në kompjuter

Keq veten shumë keq ndjeva

nuk isha ajo që isha përherë.

Nga gjërat që rrjedhin bukur

në zemër më gufonte diçka

Ngatërroheshin për t’mos humbur

pështilleshin si flutura me krah.

Po kur shihja të keqen

njerëz që vuajtja i dëmton

Vargu gërvishte brenda

filloj plagë t’më shkakton.

Jo nuk ua ndali rrugën

o vargjet e mija

Po tmos ishte vargu

s’do ishte historia.

Prap nxora nga shpirti

i radhita në letër

Këtë që provova

s’provoj herën tjetër.

Analizë e quajta

përbrenda zemrës sime

Me doli e shkëlqyer

s’deshi përmirësime.

Vargu do të shkruhet

brenda s’do e mbaj

Sepse zemra ime

din të qesh e të qaj.

/www.QendraPress.com/