Çaste poetike me poeten;Minivere Muja MAKA
FRYEN ERË FRYEN
( motrës sime)
———————
Erë fryen mbi syrin tënd
qepallë lëviz siç ajo do
flokun të përdredh mbi ballë
e vitet s’të numëron palë- palë
erë fryen mbi supet radhë
as fjalë as gjëmë nuk lë
shpejt e lehtë sillet vërdallë
syrit tënd një rrudhë i msheh
erë lehtas buzë të prekë
njomësi nektari të falë
ec mbi vite të dhëna besë
xherdan mbi qafë varë
erë mbi nurin tënd shndrit
siç velloja mbi nuse kurorë
lehtë e shpejt fytyrë të dridh
gërshet të viteve shprish
Fryen e fryen erë…
/www.QendraPress.com/