Çaste poetike me poeten;Mirela LIPO
Hënë mos dil dëshmitare!
———————————–
Nëse dashurova atë natë,
Puthjen e parë ty ta dhurova.
Tek ai stoli aty në atë park,
Jo aspak nuk bëra mëkat.
A është mëkat qe dashurova?!
Në është mëkat moj hënë!
Një lutje e kam enkas për ty!
Mos dil dëshmitare, humbe zënë.
thuaj s’kam parë gjë me sy.
Eh !Tani u rebelova ,
Në është mëkat dashuria!
Prapë do mëkatoj,
Kot kërkova të hesht hëna,
Do mëkatoj përsëri,
do mekëtoj !
/www.QendraPress.com/