Çaste poetike me poeten:Mirvete Kabashi Leku

0

URATA PËR NIPAT

—————————

U rritshi nipat e mi

Si lisat e malëve

Me këngë trimërie

Me dritën e bardhë

Nën qiellin e atdheut

Me emrin e krenarisë

Vargu më gëzon fjala më flatronë

Si flamuri kuq e zi

Në shtize kur valonë

Me këngën e vargut

Ninulla trimërie ju këndoj

M’i ngjafshi Rrustë Kabashit

E Salih Shabanit

M’u bëfshi guximtar

Atdheut i dalshi Zot përherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *