Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj
UNË JAM SI ERA …
————————
Unë luaj me të se ma ka ënda,
siç do e luan era me gjethet,
i ngre në qiell e i vallzon ,
pastaj në tokë i lë të prehen.
Unë luaj me të se ma ka ënda,
siç era luan me valët në breg,
nga gjiri ja merr i bënë shkumëbardha,
dhe sërish në zemër ja kthen.
Unë luaj me ty se ngjaj me erën,
të drithërojë ëndrat , të lind diellin në sy,
të sjell dhe dimër me furtuna ,
kur ti më bëhesh pejsazh gri.
Unë jam si era majë Olimpit,
që zbres si fllad e të futem në gji,
dhe nën lëkurë të ngjall një flakë,
i fry me frymë si perënditë.
/www.QendraPress.com/