Çaste poetike me poeten;Natasha LIMAJ

SOT FESTON SHËN POEZIA

——————————–

Muzë – muzë arrakate, pse m’i gris ëndrrat e mia

Hapi syt’e boll, më fjete , sot feston “ Shën Poezia “…

E çukisim nga një gotë, me ambrozin poetik

Protoparë ne fillojmë, rimëputhurin distik…

Ajkë e ajkës tritercina, “ Dantja “ na i la dhuratë

Pakëz pluhur metafore, kalon tetëmbëdhjetë gradë…

Zembereku popullores, katrena e lëngëzuar

Trokun – ritmin kapërthyer

Tingëllimën alternuar…

Së fundi , që ta përpishim, këtë dehje , turbullirë

Buzës, e kthyer me “ eks “

Krikon me vargun e lirë…

Mos më “ shaj “ më , arrakate

Se, si mua je dhe ti

Ngordh , moj ngordh “ t’i thyesh këmbët “

Për hyjnoren Poezi !..

20 / 03 / 2024

Në pritje të ditës poetike !..

Suksese gjithë poetëve!..

/www.QendraPress.com/