Çaste poetike me poeten;Natasha LIMAJ

VETË NJERIU

————————–

Ligur – tretur, prej zilie

Zili – zili , për pak hije…

Kush më pak e kush më shumë

Varfëri për të, veç unë…

*

Fat, o fat…, ka gjithandej

S’e kam të vështirë, ta gjej…

Një mëngjes , sa qeshi dita

Më të madhes ju avita…

*

Jo – jo…, dot nuk e zbërtheva

A më deshi, a s’më deshi…

Dhashë e bëra me “ lëpirje “

Ju ngjesha deri tek veshi…

*

Dalldisur nga krenaria

“ Mërzeja “ në goxha hije…

Thua, e lëshova vetë?!…

Grushtin dhe asaj zilie…

*

Zhgarravinë qiellit të pastër

Ngriu buzëve dalldia…

Hija u nis përjetësisë

Mua kokës varfëria…

*

Gjëmimbubullim në ajër

Toka , sa nuk më përpiu…

Larg e mos ma ndot të shenjtën

Hija është vetë njeriu!..

/www.QendraPress.com/