Çaste poetike me poeten;Nexha Reçica
E LULET E FONTANËS
_________________
Te lulet e fontanës
Me mua bijnë
Një mijë e një kujtime
Bijnë rrugët me dy muze
Tash kur fontana e qytetit
Po i fton
Të lodhurit e administrates
Për ta shfryrê
Mllefin e vet të ditës
Tash kjo karrigë e imja
E zakonshme
Më duket se është
Udhëkryqi i dilemave
Që i ruaj kot përtej kohëve
ËNDËRRAT
____________
Ëndërrat mbyllen në mendime
Qëndisen me hënë e me yje
Lëshohen të ecin
Skaj detit
Në fushë vrapojnë të lira
Në liri frymojnē
Atëherë kur mendon
Se ate që e do,e robëron
E bën për vete
E mbyllë në burgun tënd
E kur të mishërohesh me të
Ndjehesh se ke fituar betejën
Edhe kur papritur e humb
Çelësin e saj
Assesi nuk e dorëzon