Çaste poetike me poeten:Nexha REÇICA

TI JE ME MUA

——————————

Ti do kthehesh sërish në Itakë

rrugën e gjatë e mungesën gjithë pritje

lërja kujtim një ëndrre

tek unë ke dashurinë

ashtu si e ke lënë.

Ti je me mua

edhe kur largësia

na mban

as në tokë

as në qiell

edhe kur shiu sjell

pikëllim e trishtim.

Unë jam me ty

në të gjitha planetët

në të gjitha kohët

edhe atje kur jeta e vdekja

ndeshën pamëshirshëm.

N.Reçica

29.02.2024

Prishtinë

/www.QendraPress.com/