Çaste poetike me poeten;Nexha REÇICA
E PRITA SHTATORIN
Më tha se do të vinte
në shtator
do t’më donte dhe
yjet do t’i kapte me dorë,
hëna do t’na bënte rojë.
sa gjatë e prita
me zjarrin e pashuar,
unë vërtetë e dashurova
aq çiltër,e padjallëzuar.
çdo natë e pritja
shtatorin e thinjur
se kur do të vij,
buzëqeshja si një fëmijë.
dhe kur erdhi shtatori
dallgë e gjarpëruar
pluhur i dendur,
ç’pshtjellim i zbrazur
e heshtje e tërbuar.
ishte mbështjellur
me gjethe të rëna,
të verdha,
ashtu si shpirti i tij
në ikje.
/www.QendraPress.com/