Çaste poetike me poeten:Nexhi BAUSHI
POEZI E MENGJESIT.
——————-
Dialogu,
monologu,
prologu,
preludi i asaj pjese
ku zemra e ka të fshehur diku,
në skutat më të thella.
Dhe vjen një moment,
kur sythi shpërthen hareshëm,
e dy bisqe bashkohen, për t’i dhënë
Jetës, jetë.
Zemrës, zemër.
Shpirtit, shpirt.
Dashurisë, dashuri.
lumturia, mjafton edhe për pak kohë,
por të kesh me kë ta ndash
Ja ky është skaji më i dëshiruar i sublimes
Ku çdokush do ta dëshironte.
Edhe Unë.
NB 31 Gusht 2024