Çaste poetike me poeten;Nexhi BAUSHI

Merrmë kërcellin e bëmë lule

———————————————-

Mbrëmjeve, kur dielli përkulej si filiz pa faj,

n’atë orë vetmie të harruara ishin fatet.

Sytë pulita e mblodha të gjitha copëzat e jetës,

të gjitha ëndrrat e ëndrrave.

Mendova t’i mbledh një e nga një dhe t’i bashkoj,

por ato, ishin tharmuar si qelq muran.

Kishin humbur në mjegullat e kohës ato,

nuk munda, jo, nuk munda t’i mbledh n’grusht.

Ciflat e tij u shpërndanë, viteve të jetës.

Shumë prej tyre u tretur në terrin e dhimbjeve.

Mendova se me lëngun e shpirtit, të mund t’i ngjisja,

por ishte e pamundur, i lashë ashtu, të shpërndara.

Pa pritur një erë, një erë e marrë,

erdhi dhe m’i rrëmbeu me shpejtësi,

dhe i mblodhi ashtu tok, si vitet e jetës time,

një vegim në horizont m’u duk. Ishe Ai.

…………………………………………………………….

I’u afrova pranë dhe i pëshpërita ngadalë

-Të paktën, merrmë kërcellin dhe bëmë lule.

NB.

/www.QendraPress.com/