Çaste poetike me poeten;Nexhi HASANI
Triumf i Planetit “Anjezë”
1.
Përulur hëna
në ditëdritën tënde,
Yje arushash mblodhi në duar.
Kurorëzoi kurorë ëngjëllore,
Nxehtësinë rrëmbyer diellit.
Hëna,
Zjarret zemrës ia la flakëndezur.
Ecur kujdesur
rrugëve të thyera,
humbur hapave të kohës,
në dallgëzim mendimesh
të pritshme…
2.
Ecën përulur zjarreve,
mbi tokështerpën,
strukur farës së shpresës,
Hapat lënë gjurmë kujtesë-imazhi, “
Gjurmë “ të kohës së mishërimit!
3.
Ky Zëri i Dashurisë së shpirtit,
thirrmon dëshmitar i akullsisë globale!
Varfëri në skamje mjerane,
mbytyr gryka njerëzore të pafata…
.Ecën me shpirtglobal
për mos t’u ndalur,
askurrë, në vijim jete :
Trupvogla,
lindur me dritësim agimi,
e rilindur me perëndimin e “ vakët”.
Tejecën në rrugëtim drite,
pa njohur vdekjen;
sfidante e venitjes,
4-
“Murgeshë” katolike,
e misionit humanist,
përplot shkëlqim.
Shtrëngon dhimbshëm
gjirit tënd fëmijët,
të pafajshmit Ëngjëj:
Viktima drithëruese Çernobilase.
Ngjasim skelete , dalë prej funddheut.
Tokë dridhëruar Armene,
“dëshmi” vallëzuese e djallit ekzistues në Pole dhe Edukator…,
pështjellim meridian-paralelesh,
e gjithë Toka jotja!
5.
Ti je Kryenëna, Kryegruaja,
Femra Kryefjalë,
simbol përfaqësuese e lindjes së jetës. Jetëgjelbëruese,
së cilës i dhe magji Planeti,
marrë dritërisht
nga Qielli.
Kryeforca jote,
stopoi vdekjen,
në armëpushim të përkohshëm,
ndali akrepat e orës së acaruar,
mes flakës së stisur së armëve,…
ecën me besim, symbajtur Qiellit betuar.
6.
“37” Ëngjëj yjerruzullues,
mbron me gjoksin tënd të vogël…
Rrëmbim nga toka e turpshme plot lot
Palestinë, Israel e… e…, “Mollë sherri”.
Si, s’u ngopët me gjak foshnjor? !… Si?
Tokë e Nëmur,
me të nëmurën më të rëndë, Mëkatare e fundit.
Udhëkryqeve latë botën.
Ngrihet si fontanë pyetja:
Po pse?
Po pse?
Po pseee?!…
Pse vazhdoni rrugëtim verbëror
në errësirën tekanjoze?
(Pangopur për Tokë – Qiell).
Kurban pjellën tuaj,… Oh,
djaj të kuq, torturues foshnjash!
7.
Cila je ti pra, Shqiponjë mali?
Më këndon këngë simboli
të pavdekshëm, Shenjtëri e Tokës Mëmë.
Tokë e Vajzë Iliriane e principtë, ngritur si
Panteon Faljeje, hyn e del në Portat tona të Shpirtit…
Dhe “Errësira”, te ty, ngjan me dritë!
/www.QendraPress.com/