Çaste poetike me poeten;Nexhmije Bojaj
NGA TË GJITHA MORA NGAPAK
———————————————-
Vendosa ti bi përqark fshatit ,
këmbëzbathur…
fusha dhe male që e rrethojnë
Frymëmarrja ime derdhej bashkë me mallin dhe dhimbjen e ditës,
në shkrimet e S.Spasses
për fshatin e Afërditës
Aty te dera e rrugicës shkollore ,
si Lulja e Kripës e në shkrimet e J.XOXA ,
Pashko Vasa apo Nazmi Rrahmanit ,
ne romanin “MALËSORJA”!
Ecë e ecë ngadalë, tue shiku djathtas dhe majtas..
tue ecë deri sa të mbërrijë te fundi i Liqenit.
e zbathur, si “LULI I VOCERR “në vargjet e Migjenit!
Rrugëtimit tim ju shtuan kodra e brigje ,
me lartësi si lisat në mal,
Brilant në” Mendimi Pozitiv”
apo të hy në romanin e H.Stërmillit
SIKUR T‘ISHA DJALË!
Shëtita rreth e rrotull për rreth fshatit ,
e frymëzuar me bukurit e natyrës..
si në romanin “BAGËTI E BUJQËSI”
Te Naim Frasherit!
Nga te gjitha mora ngapak ,
nga literatura ime e vjetër dhe te ren ,
vendosa ti ruaj në thesarin tim ,
si dallëndyshja Folen!
Prishtinë 12/04.2022
N.Bojaj
ME E FORTE SE SHKEMBI
————————————-
Asnjëherë nuk ju përula as dhimbjes,as lotit ,
sju përula as të ligut ,…
Shiko më shumë
————————–
MOS LUAJ ME ZJARR
———————————-
Mos luaj me zjarr
Zjarrit mos i jep frymë,
Zjarri djeg fusha male,…
Shiko më shumë