Kryetari Totaj;Lugina e Drinit të bardhë,prioritet  që kërkon bashkëveprim edhe me komunat tjera

                 Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, duke iu përgjigjur  pyetjes se  çfarë  projekti ka për dëmtimet që i janë bërë shtratit të  Drinit të bardhë, ai pohoi se Lugina e Drinit të bardhë,  është njëri nga  projekte tona  që  ka prioritet  dhe që kërkon bashkëveprim edhe me komunat tjera, Duhet të them se   ky projekt është  madhor, dhe jemi të vetëdijshëm se  është ndër projektet madhore. Sepse ka dëmtime të mëdha në këtë Luginë janë  bërë sidomos, me marrjen  e zhavorrit. Por, asnjëherë se kemi harruar këtë projekt. Por  pasi që  është  ndër projekt madhore,dhe kërkon investime të mëdha , themi se se Drini nuk fillon, nga  komuna jonë. Ne do të   bashkërendisim disa  detyra dhe angazhime  bashkë  me  komunën e Rahovecit, pasi që  ky projekt kërkon investime të ,larta, do të  shohim që  të  kemi  bashkëpunim edhe me ndonjë  donatorë ndërkombëtar. Por,nuk do të kursehemi as nga  buxheti komunal, ka theksuar  kryetari Totaj. E vërteta  e dëmtimit të shtratit të Drinit të  bardhë, ka ndodhur që nga paslufta, ku janë dëmtuar  qindra hektar  tokë buke . Tani kur, bota  u sprovua me rastin e  luftës në Ukrainë, po e sheh se sa  rëndësi ka buka. Prandaj,ideja dhe  projekti i së ardhmes së kryetarit Totaj  do të gjejë  përkrahje ta  pafund edhe nga  banorët  e Hasit dhe Përdirnisë, të Prizrenit dhe  Rahovecit .Por  edhe  donatorët ndërkombëtar nuk do të  hezitojnë  që këtë projekt ta jetësojnë./qendrapress,com/