Çaste poetike me poeten:Rakela ZOGA

Mikja e diellit

———————————-

Grindem sot me trishtimin tim.

Për atë grua të bukur, që e lashë diku larg.

Me donte me shpirt, e mbështillja me sy.

Po kurrë nuk I fala çastin e bardhë.

S’e harroj kur erdhi, atë mbrëmje malli.

E veshur nuse me ndjenja në shpirt.

Me fali zemrën e vitet e jetës,

M’I uli në shtrat, si të ishin lendinë.

Ajo, nuk ish gruaja e një nate.

As e netëve të ftohta, që I fala unë.

Ish mikja e diellit, që shkrinte akullin.

qe ngrohte ditët e mija furtunë.

S’të kam të dashur, I thashë një ditë dimri.

Ajo qeshi, në ngjyrë pranverë.

Të falesh natën, në krahë dashurie,

Ç’do te thotë me pyeti atëherë…

Me erdhi pranë, me puthi në faqe.

Puthmë dhe ti, me tha atë ditë.

Mbështillte lotin, si unë vështrimin.

Dhe iku, si ikin gjithë dashuritë.

Me donte në vite, me shkruante letra.

Mesazhet e saj, I kam pasuri.

Ca foto të shtrenjta, me vërtiten shpirtit.

Me qeshin në zemër, e më qajnë në s

/www.QendraPress.com/